Telegrafi

Sidnei regjistron natën më të nxehtë të nëntorit

Sidnei ka regjistruar natën e saj më të nxehtë në nëntor duke regjistruar temperaturën prej 25.4 gradë Celsius.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, qyteti australian regjistroi temperaturën ditore të dielën prej 40 gradë Celsius.

Nxehtësia ka nxitur Shërbimin e Zjarrfikësit të New South Wales të lëshojë një ndalim total të zjarrit për shumicën e pjesëve lindore dhe veri-lindore të shtetit.

Lidhur me këtë rast, zjarrfikësit po luftojnë me dhjetëra zjarre në shtet, derisa temperaturat gjatë fundjavës janë rritur gjithashtu në pjesë të tjera të vendit, përfshirë në Australinë e Jugut dhe të Victorias.

Temperaturat e mbrëmjes në Aeroportin e Sidneit tani kanë rënë më 25 gradë Celsius, thanë raportet lokale.

Moti më i nxehtë pritet përsëri nga e marta, pavarësisht se fillimi zyrtar i stinës së verës është edhe disa ditë më tej. /Telegrafi/