Telegrafi

Sidibe shpërfill Monacon për Arsenalin

Djibril Sidibe është emri i ri për mbrojtjen e skuadrës londineze, Arsenal.

Mbrojtësi i Lille, Djibril Sidibe ka refuzuar një kalim të tij te Monoca.

Sipas L’Equipe, arsyeja është e thjeshtë pasi dëshiron transferimin te skuadra angleze, Arsenal.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Mbrojtësi i majtë ka qenë i vendosur për të kaluar te skuadra nga Stade Louis II, por lajmi i interesimit nga Gunners duket se e ka kthyer kokën e 23-vjeçarit.

Tani Arsene Wenger ka shënuar nënshkrimin e Sidibe si prioritet dhe një marrëveshje mund të përfundohet shpejt, me një ofertë prej 15 milionë euro. /Telegrafi/