Telegrafi

“Sicko Mode” nga Drake dhe Travis Scott në vendin e parë

Është tashmë kënga numër një dhe pa ndonjë befasi në gjithë SHBA-të.

Travis Scott dhe bashkëpunimi i tij më Drake nga albumi “Astroëorld” është ngjitur në maje të Billboard Hot 100.

Kjo është hera e parë që Scott gjendet në vendin e aprë të top listës më të njohur botërore.

Scott falënderoi të gjithë adhuruesit e tij për pëlqimin e këngës duke i cilësuar si më meritorët për këtë.

Edhe Darke ju gëzua suksesit duke ndarë një foto nga kjo arritje e hitit të tyre të madh.

Travis e ka albumin numër 1 sipas Billboard 200, gjë që ka përbërë tjetër sukses për të.

Tashmë albumi kishte 71 mijë njësi të shitura deri në javën e fundit të nëntorit.

/Telegrafi/