Site icon Telegrafi

Sicilia goditet sërish nga tornado, humb jetën një person – rrugët mbulohen nga uji

Stuhitë kanë goditur sërish Sicilinë, e një person ka humbur jetën në mëngjes në komunën Modika në jug të Italisë, që gjithashtu u godit nga tornado.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të rrëmbyeshëm janë shkaktuar dëme në shumë prona, e uji mbuloi rrugët duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht shkollat, transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e dytë që brenda një muaji moti i ligë godet Italinë, e burri rreth 50-ve humbi jetën nga tornadoja që e goditi në afërsi të shtëpisë në qytetin Raguza.

Sicilia në gusht të këtij viti regjistroi temperaturat më të larta që ndonjëherë janë regjistruar në Evropë – 48,8 gradë celsius.

Në anën tjetër autoritet e atjeshme thonë se temperatura e ujit rreth këtij ishulli, gjatë këtyre ditëve është më e nxehtë sesa zakonisht – duke nxitur kështu shirat e rrëmbyeshëm. /Telegrafi/

https://twitter.com/LetUsUniteHere/status/1460929089641062402?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1460929089641062402%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3810745%2Ftornado-na-siciliji

https://twitter.com/Brave_spirit81/status/1460925614874054666?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1460925614874054666%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3810745%2Ftornado-na-siciliji

Exit mobile version