Site icon Telegrafi

‘Siç thashë në 2020’ – Szoboszlai përmend një gjë që pëlqen te Klopp

Dominik Szoboszlai ka dhënë përshtypjet e tij të para për Liverpoolin dhe Jurgen Kloppin, pas transferimit nga RB Leipzig.

Mesfushori hungarez kaloi në Anfield Road për 70 milionë euro, duke u bërë transferimi i tretë më i shtrenjtë në histori të klubit

“Siç thashë, mendoj se në vitin 2020, një nga trajnerët më të mirë në botë”, ka deklaruar nënshkrimi i ri i The Reds për faqen e internetit të klubit kur u pyet për strategun gjerman.

Lexo po ashtu Dy opsionet se si Liverpooli mund të rreshtohet me Szoboszlain dhe Mac Allister

“Si vepron afër fushës – sikur të luante vetë në të, më pëlqeu shumë. Gjithashtu si bëri në vitet e fundit, çfarë arriti me këtë klub, isha gjithashtu me të vërtetë i impresionuar. Mezi pres të punoj me të”.

“Më pëlqen shumë Klopp. Mënyra se si ai mund të frymëzojë lojtarët e tij është e pabesueshme. Edhe kur ata nuk kanë asgjë, ata mund të ngrihen dhe lojtarët e tij mund të arrijnë gjithçka. Për mua, ai është trajneri më i mirë në botë”, ka shtuar më tej Szoboszlai.

Hungarezi u prezantua zyrtarisht si nënshkrim i Liverpoolit të dielën e javës që lamë pas, derisa është prurja e dytë e Liverpoolit – pas Alexis Mac Allister. /Telegrafi/

Exit mobile version