Ministri i Punëve të Jashtme dhe tregëtisë në Republikën e Hungarisë, Peter Siarto e ka vazhduar praktikën e diplomatëve nga shtetet të jashtme që të mbështesin OBRM-PDUKM-në në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetori, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Peter Siarto ka thënë se Maqedonia ka të ardhme të ndritçme me OBRM-PDUKM-në duke udhëhequr me qeverinë dhe pushtetin pasi deri tani janë rritur punësimet dhe janë rritur shancet për jetë në këtë shtet.
Siarto është zyrtari i dytë që vjen në tubimet e OBRM-PDUKM-së, pas Alexander Kurz, ministër i punëve të jashtme të Austrisë./Telegrafi/