Telegrafi

Siarto: Maqedonia e ka vendin në familjen evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Siarto sot ka qëndruar në vizitë zyrtare në Maqedoni ku është takuar me homologun e tij, Nikolla Todorov dhe zyrtarë tjerë shtetëror.

Siarto pas takimeve ka theksuar se vendi i Maqedonisë është në familjen e madhe evropiane por prosperiteti i shtetit është në dorë të qeverisë aktuale dhe zbatimin e reformave nga vendi, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Hungaria e mbështet Maqedoninë në rrugëtimin evropian dhe për këtë ne vazhdojmë të mendojmë se rrugëtimi jonë është drejtë BE-së dhe familjes evropiane. Maqedonia ka qenë partner i fortë në krizën e emigrantëve si mbrojtëse e kufinjëve të jashtëm të BE-së” përfundoi Siarto.

Siarto u takua edhe me Nikolla Poposkin, ish-diplomatin e Maqedonisë dhe tani kryetar i komisionit parlamentar për Punë të jashtme. /Telegrafi/