Këngëtarja e njohur botërore Sia, e cila pëlqen që vazhdimisht të jetë diskrete, ndonëse nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, së fundmi ka publikuar një postim falenderues për një nga koleget e saj.
Ka qenë pikërisht këngëtarja e njohur Celine Dion, e cila në shtëpinë e saj kishte realizuar një punim artistik shumë interesant i cili lidhet me Sian.
Celine kishte vënë “paruken e famshme” të Sias në llambën e saj të ndriçuar, e ndërsa poshtë ka vendosur një palë doreza në formë lutjeje.
Mesazhi i kësaj vepre ishte shumë i qartë: “Bukuria dhe talenti burojnë nga shpirti, ato nuk kanë të bëjnë me pamjen e jashtme, ndriçimi vjen nga brenda”.
Ndërsa Sia, e cila tashmë është e njohur për daljen në publik me paruke, pasi nuk dëshiron që të shfaq fytyrën e saj, ka publikuar sot (E shtunë) në faqen e saj zyrtare në Facebook një shkrim falenderues për Celine:
“Faleminderit shumë Celine Dion për këtë gjest të mrekullueshëm. Të Dua”, kanë qenë fjalët e saj. /Telegrafi/