Atalanta dhe Juventusi kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 20-të të Serie A.
Ky ishte barazimi i 13-të i Zonjës së Vjetër në këtë sezon, me Thiago Mottan që nuk ishte prezent në bankë.
Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave, nuk është se solli diçka, me skuadrat që dhanë pak për lojën.
Charles De Ketelaere dhe Nicolas Gonzalez kishin nbga një gjysmërast, por nuk ia arritën të shënonin.
Me fillimin e pjesës së dytë, Weston McKennie asistoi te Pierre Kalulu, i cili shënoi për 1-0.
Ndeshja u barazua në minutën e 78-të, kur Raoul Bellanova asistoi te Mateo Retegui që shënoi për 1-1.
Zonja e Vjetër kishte dy raste të tjerë, me Manuel Locatellin dhe Kenan Ylidiz, por bardhezinjtë ishin të pafat.
Atalanta është e treta me 43 pikë, ndërsa Juventusi ka 34 pikë dhe është i pesti. /Telegrafi/