Site icon Telegrafi

Si ‘vullkan’ që nuk shuhet, Genta së shpejti me një tjetër projekt, zbulon “Dy dashnitë” e këngës së saj të re (Foto)

Këngëtarja Genta Ismajli që prej vitit të kaluar pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me MUMA-n, nuk solli me këngë të re, por duket se gjithë kjo pritje ia ka vlejtur për fansat

Kjo pasi ajo po rikthehet fuqishëm me dy projekte, njërin në bashkëpunim, ndërsa tjetra këngë solo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Genta Ismajli

“Dy dashni” titullohet projekti më i ri i këngëtares, i cili ka përfunduar punën dhe është në fazën finale të punimit të klipit.

Genta Ismajli në xhirimet e klipit të ri “Dy dashni”. (Foto ekskluzive)

Në një prononcim për Telegrafin, Genta ka shpalosur detajet e këngës së saj më të re, duke treguar që do jetë një nga ato ku Genta si gjithnjë do të shfaqet eksplozive.

“Kam përfunduar punën për këngën time më të re “Dy dashni”. Është një këngë tipike verore. Muzika është realizuar nga Alfred Sula, tekstin e ka shkruar MUMA, ndërsa klipi është duke u punuar nga MAX Production. Shpresoj të pritet mirë nga publiku”, tha Genta Ismajli për Telegrafin.

Si në çdo paraqitje të saj, edhe këtë herë Genta Ismajli do të vijë mjaft atraktive dhe seksi në klipin e saj më të ri, “Dy dashni”.

Në disa fotografi ekskluzive të siguruara nga Telegrafi, ajo do të shfaqet mjaft në top formë, teksa nuk mungon paraqitja e saj ‘e nxehtë’ dhe energjike.

Genta Ismajli mjaft e nxehtë në xhirimet e klipit të ri “Dy dashni”. (Foto ekskluzive)

Ndryshe, para kësaj kënge, do të publikohet edhe kënga “Po du me t’pa”, në të cilën Genta është mysafire në këngën e Albatrit Muqiqit dhe Nurteel.

“Kënga me Albatritin dhe Nurteel do të lansohet së pari, më pas do të vijë me këngën time solo”, përfundoi Genta për Telegrafin.

Lexo po ashtu "Po du me t'pa" thonë Albatrit Muqiqi dhe Genta Ismajli, dyshja shpalosin detajet e bashkëpunimit të ri (Foto)

Si një “vullkan i pashuar”, këngëtarja Ismajli duket se do të jetë njëra ndër më aktivet e kësaj vere, dhe këtë e tregon edhe angazhimi i saj i vazhdueshëm nëpër koncerte, anë e mbanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version