Mbrëmë në Paris, Lionel Messi ia doli të fitonte çmimin “The Best” si lojtari më i mirë për vitin 2022 nga FIFA.
Argjentinasi mposhti Kylian Mbappe dhe Karim Benzeman, për të marrë trofeun nga shtëpia e futbollit botëror.
Kjo gjë iu mundësua me votat e trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve ndërkombëtare, ndërsa votues ishin edhe mediat.
Por, si kanë votuar përzgjedhësi Alain Giresse dhe kapiteni Amir Rrahmania nga Kosova?
Rrahmani ka votuar për Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Vinicius Juniorin.
Ndërkohë për portierin më të mirë, kapiteni kosovar e ka vlerësuar Edersonin, teksa për trajnerin, e ka votuar Carlo Ancelottin, Pep Guardiolen dhe Didier Deschammps.
Ndërsa trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka votuar për Lionel Messin, Karim Benzeman dhe Kylian Mbappen. Francezi për portierin më të mirë e ka vlerësuar Thibaut Courtois, Emiliano Martinezin dhe Alisson Beckerin.
Për selektorin tonë, Didier Deschamps është trajneri më i mirë, por që FIFA e zgjodhi Lionel Scalonin e Argjentinës. /Telegrafi/