Telegrafi

Si vdiq gruaja e parë e Donald Trumpit, Ivana? Nisin hetimet nëse ishte një rënie nga shkallët

Donald dhe Ivana Trump (Foto: Getty Images)

Gruaja e parë e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Ivana, vdiq në shtëpinë e saj në New York në moshën 73-vjeçare.

Sipas raportimeve, mjekët mbërritën në shtëpinë e Ivanas pasi morën një telefonatë që i informonte ata për një atak kardiak.

Thuhet se vdekja e saj u shkaktua për shkak të arrestit kardiak, por është duke u hetuar nëse ish-bashkëshortja e Trump ka vdekur pasi ka rënë nga shkallët.

Donald dhe Ivana Trump (Foto: Getty Images)

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila bëri një jetë frymëzuese”, thuhej në një deklaratë në platformën e Trumpit, “Truth Social”.

Lexo po ashtu Vdes gruaja e parë e Donald Trumpit, Ivana Trump

“Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald JRr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, siç ishim të gjithë krenarë me të”.

Shkaqet e vdekjes së Ivanas janë duke u hetuar

Ivana u gjet e vdekur në dyshemenë e shtëpisë së saj në një palë shkallë.

Autoritetet ende besojnë se ish-gruaja e Trump pësoi një arrest kardiak, por shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Donald dhe Ivana Trump (Foto: Getty Images)

“Të enjten, më 14 korrik 2022, rreth orës 12:40, policia iu përgjigj një thirrjeje 911 të një individi për të kërkuar ndihmë në 10 East 64 Street”, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Yorkut.

“Pas mbërritjes, oficerët vëzhguan një femër 73-vjeçare pa ndjenja dhe nuk reagonte. EMS iu përgjigj vendndodhjes dhe konstatoi se viktima kishte vdekur në vendngjarje”. /Telegrafi/

Donald dhe Ivana Trump (Foto: Getty Images)