Site icon Telegrafi

Si ushqehen fëmijët në Maqedoni sipas dietologes Dineva!

Nutricionistja Cveta Dineva thotë se Maqedonia ka bërë hapa pioniere në edukimin e rëndësisë të një dietë të shëndetshme te një pjesë e mirë e popullatës, por te parashkollorët dhe institucionet shkollore ende nuk ka një zgjidhje konkrete për të futur ushqim të shëndetshëm për nxënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ushqimi që konsumohet në vend se i freskët, thotë se sërbehet ushqimi i shpejtë, sanduiçe dhe prodhime plotë me sheqerna, yndyrna dhe pijet e gazuara me shumë sheqer.

”BE jep mjete të dedikuara për ushqim të freskët, më herët edhe në vendet tjera, me gjasë te vendet më të varfëra të BE-së si Portugalia, Spanja, Rumania. Gjithsesi kam qëndrim pozitiv ndaj kësaj iniciative, ndërsa kur do të bëhemi pjesë e BE-së, shpresoj se e programi i njëjtë do të ndryshojë edhe te ne. Përndryshe do të ishte mirë që shteti ynë të zbatojë nismë të tillë.

Në disa vite të fundit, vlerësoj se, gjendja me ushqimin e shëndetshëm në kopshte është përmirësuar por jo mjaftueshëm. Unë personalisht u mbaj ligjërata për ushqim të shëndetshëm prindërve, fëmijëve dhe punonjësve në disa kopshte në Shkup, ndërsa në Kriva Pallankë edhe në shkollën fillore ‘Joakim Osogovski’, shton Dineva për Faktor.

Ajo thotë se interesi është i madh, por përsëri janë të nevojshme masat institucionale për edukim dhe zbatim të programeve të veçanta për dieta që nga fillimi i viteve të arsimimit.

Dineva potencon faktin se në disa shkolla, sipas saj fatkeqësisht, ka ende ushqimore ku fëmijët blejnë ushqim të shpejtë, arsyje kjo për trashjen dhe sëmundjeve te fëmijët.

Sinergjia mes prindërve dhe institucioneve arsimore në zgjidhjen e problemeve të ushqimit të shëndetshëme, sipas saj, është çelësi i vërtetë për të zgjidhur këtë problem serioz. /Telegrafi/

 

Exit mobile version