Site icon Telegrafi

Si u zbulua rrjeti i trafikantëve shqiptarë që furnizonte familjen mafioze italiane

Një sasi prej 900 kg drogë që u gjet nga policia e Vlorës e braktisur në gadishullin e Karaburunit, ka shërbyer si indicie për policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që të bien në gjurmët një grupi kriminal që trafikonte drogën nga Shqipëria drejt dy familjeve Italinë, në zonën e Siçilisë.

Gjashtë ditë më parë u arrestuan Andrea Çaushi, Andi Mita, Kasëm Piluri dhe Altin Rramolli. Këta persona janë ndaluar në vijim të operacionit policor për të shkatërruar një pjesë të celulës së trafikut të drogës, që dy vite më parë u arrestua në zonën e lagunës së “Vilunit” në Lezhë.

Ka dyshime të forta se grupi kriminal siguronte drogën në zona të ndryshme të Shqipërisë, si Tepelenë, Lazarat, Vlorë, Krujë dhe Dukagjin, dhe më pas e trafikonte atë me skaf në Itali. Destinacioni i lëndës narkotike ishte Siçilia, dhe më konkretisht familja “Nizza” e cila zhvillonte aktivitetin në lagjen Libriono dhe Lorenzo Saita, i quajtur “Skeleti”.

Disa shtetas italianë janë arrestuar në Itali dhe dënuar nga drejtësia e këtij shteti, si të dyshuar se kishin bashkëpunuar me shtetas shqiptarë, duke trafikuar në Itali një sasi prej 3.5 ton drogë të llojit kanabis.

Grupi në Shqipëri ka qenë aktiv për gati 5 viteve dhe se sipas prokurorisë goditjen përfundimtare e ka marë, ditët e fundit, ku katër persona janë arrestuar ndërkohë 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

I dyshuar si pjesëmarrës në këtë grup kriminal dyshohet të ketë qenë dhe biznesmeni Shkodran Bardhok Pllanaj, i cili i iku policisë së Shtetit, teksa dyshohej se fshihej në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, makinë e cila në atë periudhë nuk u transportua, për shkak se Frroku mbante postin e deputetit dhe duhej patjetër autorizimi i prokurorit dhe Parlamentit.

Grupi i parë
Ermal Mehmeti
Indrit Rraja
Ervis Sulo
Leonidha Dhimojani
Mirjan Vitaj
Alfred Syli
Kristian Çokaj.

Grupi i dytë
Andrea Çaushi
Andi Mita
Kasëm Piluri
Altin Rramolli

Exit mobile version