Ndër viktimat e djeshme pas sulmeve të një grupit ushtarak të Turqisë si tentativë për të formuar grushtet, ishte edhe një dhëndër shqiptari, gjegjësisht i martuar me njërën nga mbesat e hafëzit të njohur nga Shkupi, hafëz Idrizit, shkruajnë mediat turke, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Erol Olçak me origjinë nga Çerkezi i Kumanovës, i cili së bashku me djalin e tij 16-vjeçar e ka humbur jetën në përleshjet në urën e Bosforit.
Nga ajo që mëson portali tesheshi.com nga të afërmit e familjes së gruas së tashmë të ndjerit Olçak, e cila vjen nga Shkupi, ai ka qenë njëri ndër themeluesit e AKP-së, dhe një ndër njerëzit më të afërm të presidentit Erdogan.
“Erol Ollçak është dhëndër Shkupi, gruaja e tij është njëra nga mbesat e hafëz Idrizit. Ai e ka prejardhjen nga Çerkezi, ndërsa afërsia e tij me Taip Erdoganin daton që nga viti 1993 kur Erdogani ishte kandidat për kryetar të Stambollit”, ka thënë për portalin tesheshi, Adnan Idriz, i afërm me Eroll Ollçak, nga Shkupi.
“Eroli gjithnjë ka qenë synim i akteve terroriste ngase siç e potencova edhe më herët ai ishte “truri i partisë” dhe këshilltari më i afërt i Erdoganit. Shpesh herë është përmendur nëse duhet të vritet i pari i AKP-së, ai do jetë Erol Ollçak. Kështu edhe ndodhi, kur Eroli së bashku me djalin e tij 16-vjeçar kishin dalë në mbrojtje të urës së Bosforit, dhe janë goditur nga forcat e organizatës terroriste “Feto” derisa ndodheshin në veturë”, shprehet me keqardhje Adnan Idrizi.
Në fund, Idrizi ka zbuluar se presidenti turk Taip Erdogani në shoqëri me Erol Ollçak, kishin vizituar shpesh herë në mënyrë private familjen e hafëz Idrizit në Shkup.
Nga kjo që u tha më lartë parashtrohet pyetja, a thua vallë nëse presidenti Erdogan ka njohur mentalitetin historik të “çerkezëve” të cilët në periudhën e sundimit osman njiheshin si kalorës më të mirë, popull besnik dhe i gjithë shkëmbimi i letrave zyrtare shkonte nëpërmjet tyre (ata jetën e jepnin letrat si jepnin), kështu që ia ka besuar tërë politikën e tij një “çerkezaliut”?/Telegrafi/