Site icon Telegrafi

Si u turpërua disa herë Putini, sulme me dronë kishte pasur edhe më herët në Moskë

Sulme me dronë ka pasur edhe më parë në kryeqytetin rus, në incidente të tilla të cilat kanë qenë thellësisht të sikletshme për presidentin rus Vladimir Putin.

Më 3 maj, Rusia pretendoi se Ukraina kishte bërë një atentat ndaj Putinit duke sulmuar Kremlinin me dronë, transmeton Telegrafi.

Në momentin kur u sulmua objekti i Kremlinit, Putini nuk kishte qenë brenda.

Kremlini tha se dy mjete ajrore pa pilot u interceptuan dhe u shkatërruan përpara se të shkaktonin ndonjë dëm ose lëndim.

Më vonë dolën edhe pamjet në rrjetet sociale pas sulmeve në Kremlin ku njëra prej videove tregonte tymin që dilte nga Kremlini derisa tjetra tregonte momentin kur një dron shpërtheu mbi ndërtesë.

Lexo po ashtu BBC analizon sulmin me dron mbi Kremlin - disa persona shihen në çati gjatë shpërthimit

Moska e përshkroi incidentin si një “sulm të planifikuar terrorist dhe një tentativë për vrasje”, por Ukraina mohoi pretendimet se qëndronte prapa sulmit.

“Ne nuk e sulmojmë Putinin apo Moskën”, pati thënë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë shtypi.

Vetëm disa javë më vonë, më 30 maj, Moska u shënjestrua në një sulm në shkallë të gjerë me dronë.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se tetë dronë shënjestruan qytetin brenda natës – megjithëse mediat ruse e vlerësojnë shifrën më të lartë në 30.

Dy persona u lënduan nga sulmi, por nuk u raportua për të vdekur.

Këtë muaj, dronët goditën gjithashtu dy ndërtesa jo-rezidenciale në kryeqytetin rus – duke përfshirë një pranë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha se sulmet nuk shkaktuan dëme serioze apo viktima.

Pamje të sulmit të fundi me dronë që ndodhi në orët e para të së dielës në Moskë

Exit mobile version