Chelsea dëshiron të ofrojë një mbrojtës të krahut në afatin kalimtar të janarit, pasi ka probleme me këtë pozitë.
Klubi ka dashur të gjejë një zëvendësues të Ben Chilwell, i cili është dashur të operohet në ligamentin e tij të kryqëzuar dhe është jashtë për sezonin.
Thomas Tuchel shpejt vendosi se kthimi i Emerson Palmierit nga huazimi i tij në Lyon ishte zgjidhja e tij më e mirë.
Megjithatë, për shkak të marrëveshjes me Lyonin, ku lojtari që nuk ka klauzolë për kthim, Chelseat i është dashur të negociojë për ta kthyer brazilianin.
Pse Chelsea donte të kthehej Emerson?
Emerson është një reprezentues italian, i cili i kupton kërkesat e Tuchel. Ai është gjithashtu plotësisht në gjendje të luajë si një mbrojtës i krahut të majtë.
Tuchel madje foli publikisht për dëshirën e tij që ta rikthej mbrojtësin e lindur në Brazil.
“Ne jemi duke e shqyrtuar sepse tani kemi një situatë të re me Ben Chilwell, kështu që sigurisht, ne po shikojmë nëse mund të bëjmë diçka dhe çfarë mund të bëjmë”.
“Një nga mundësitë dhe lojtarët që njohim dhe që duam si person është Emerson, por ne duhet të shikojmë. Nuk jemi në detaje. Ne jemi duke diskutuar dhe reflektuar dhe kjo do të vazhdojë për ditët në vijim, ndoshta javët”, kishte thënë Tuchel më 31 dhjetor.
27-vjeçari do të ishte i lumtur të kthehej, por është gjithashtu mirënjohës që huazimi i tij te Lyon i ka dhënë mundësinë të luajë rregullisht në nivel të lartë.
Sa i ofroi Chelsea te Lyoni për rikthimin e Emerson?
Chelsea ofroi më shumë se 5 milionë euro si kompensim për prishjen e marrëveshjes me klubin e Ligue 1.
Megjithatë, trajneri i Lyon, Peter Bosz doli publikisht dhe tha: “Ne do ta mbajmë Emersonin”.
Lyon não liberou volta de Emerson Palmieri ao Chelsea. Lateral está emprestado.
Apesar da vontade do clube inglês e do brasileiro, Lyon recusou saída mesmo com oferta de 4 milhões de libras como compensação pela quebra do acordo @NizaarKinsella @GoalBR— Marcelo Hazan (@Marcelo_Hazan) January 20, 2022
Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas ka mbështetur trajnerin e tij duke refuzuar ofertat nga Chelsea, duke e ditur se do të jetë e vështirë për ta që të gjejnë një zëvendësues të të njëjtit nivel.
A do të përpiqet Chelsea të nënshkruajë me një mbrojtës të ri të majtë?
Chelsea ishte i interesuar për Lucas Digne, por nuk bëri asnjë ofertë pasi u bë e qartë se Aston Villa ishte e gatshme të paguante diku rreth 30 milionë euro për ish-mbrojtësin e Evertonit.
Atyre iu është ofruar gjithashtu Layvin Kurzawa i PSG-së, por Tuchel nuk është i interesuar për të.
PSG have offered Layvin Kurzawa to Chelsea, but Thomas Tuchel would prefer to recall Emerson Palmieri from Lyon to resolve Chelsea's injury crisis 🔵 pic.twitter.com/mn6gfDaJ8u
— GOAL News (@GoalNews) January 17, 2022
Sergino Dest është ndoshta alternativa më e mirë për shkak të vullnetit të Barcelonës për të negociuar.
Ai gjithashtu mund të luajë në të dyja anët me Reece James që po ashtu aktualisht të dëmtuar./Telegrafi/