Ushtria izraelite ka më shumë se një vit që po e kërkon liderin e Hamasit, i cili u zhduk në Gaza menjëherë pasi organizoi masakrën më 7 tetor gjatë vitit të kaluar.
Yahya Sinwar, lideri 61-vjeçar i Hamasit, thuhet se kaloi pjesën më të madhe të kohës duke u fshehur në tunele nën Rripin e Gazës, së bashku me truprojat dhe një “mburojë njerëzore” të pengjeve izraelite.
Megjithatë, duket se ai u vra përfundimisht në një takim të rastësishëm me një patrullë izraelite në jug të Gazës. Pengjet nuk u gjetën.
Ende nuk dihen shumë detaje rreth vdekjes së Sinwarit, por diçka dihet, shkruan cnn.
Ushtria izraelite (IDF) thotë se një njësi nga Brigada 828 Bislamach po patrullonte zonën Tal al-Sultan pranë Rafahut. Tre militantë u identifikuan dhe u vranë në një përleshje me ushtarët izraelitë.
Në fillim, asgjë nuk tregonte rëndësinë e veçantë të këtij konflikti, kështu që ushtarët nuk u kthyen në vendngjarje deri të enjten në mëngjes.
Raw footage of Yahya Sinwar’s last moments: pic.twitter.com/GJGDlu7bie
— LTC Nadav Shoshani (@LTC_Shoshani) October 17, 2024
Dhe më pas, gjatë ekzaminimit të trupave, u zbulua se njëri prej tyre kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me liderin e Hamasit.
Megjithatë, trupi mbeti në vend për shkak të dyshimit për mina të vendosura, ndaj një pjesë e gishtit është dërguar në Izrael për testim. Trupi u gjet përfundimisht dhe u dërgua në Izrael më vonë atë ditë, pasi zona u sigurua.
Daniel Hagari, zëdhënës i IDF-së, tha se forcat që drejton nuk e dinin se ishte atje Sinwari, por vazhdonin operacionet.
Ai tha se ushtarët identifikuan tre burra që vraponin nga shtëpia në shtëpi dhe Sinwar ishte mes tyre.
Sinwar iku në një nga ndërtesat dhe u vra pasi u lokalizua nga një dron.
Vrasja e Sinwarit ishte një ndër objektivat kryesore të Izraelit. Por, vdekja e 62-vjeçarit nuk do të thotë se ka përfunduar lufta në Gaza. /Telegrafi/
Momentos en que recuperan el cuerpo del líder de Hamás Yahia Sinwar
Decían tantas sandeces que al final murió combatiendo.. y no se refugiada bajo túneles o rodeado de “rehenes” pic.twitter.com/ZOzQ4IQyDX
— aapayés (@aapayes) October 17, 2024