Site icon Telegrafi

Si u bënë këto ndërtesa shkaktare për numrin e madh të vdekjeve të tërmeteve në Turqi dhe Siri?

Mëngjesin e 6 shkurtit, dy tërmete të fuqishme, 7.8 dhe 7.6 magnitudë goditën Turqinë dhe Sirinë. Për më tepër, rajoni u godit nga pasgoditje të forta, të cilat e përkeqësuan edhe më shumë situatën. Numri i të vdekurve është tashmë në dhjetëra mijëra me shumë viktima të cilët ende gjenden nën rrënoja.

Faktorë të ndryshëm ndikuan që këto termete të jenë aq shkatërrues, sikurse linjat e çarjeve, lagje të lëkundura nga lufta civile dhe vonesat me misionet e shpëtimit. Por ajo që i bëri tërmetet veçanërisht katastrofike ishin ndërtesat e pasigurta.

Sipas qeverisë turke, mbi 6,000 ndërtesa janë rrënuar për shkak të tërmetit, dhe kjo mund të ketë ndodhur më së shumti për shkak të mënyrës se si janë ndërtuar, raporton VOX, transmeton Telegrafi.

Kjo video do të shpjegojë sesi projektimi i keq i ndërtesave i bëri tërmetet në Turqi dhe Siri më vdekjeprurës sesa duhej të ishte.

Vetë intensiteti i tërmeteve kishte potencialin e shkatërrimit, por që efekti “Pancake Collapse” ishte ajo që e bëri këtë një nga katastrofat më vdekjeprurëse në rajon.

Çfarë është një “Pancake Collapse”?

Këto lloj rrënimesh “Pancake Collapse” janë quajtur kështu për mënyrën se si dyshemetë e shembura grumbullohen ndërsa bien, tha Gregg Favre, drejtor ekzekutiv i Sistemeve Rajonale të Reagimit të St. Louis dhe një ish oficer komandues me Departamentin e Zjarrfikësve të St. Louis dhe një anëtar me përvojë i ekipit special të shpëtimit.

“Rrënimet ‘Pancake Collapse’ kanë tendencë të ‘ngarkojnë’ dyshemetë mbi vete, duke e ulur të gjithë peshën e tyre pothuajse katrore në dyshemenë poshtë”, tha Favre për CNN.

“Kjo vazhdon poshtë, duke akumuluar më shumë peshë dhe ngarkesë teksa struktura bie”, shtoi ai.

“Pancake Collapse” është një “dështim progresiv” që shpesh fillon në fund: një element mbajtës dëmtohet, zakonisht në katet e poshtme të një ndërtese ose themelet, gjë që shkakton që katet e fundit të rrëzohen vertikalisht në katet e poshtme, tha Necati Catbas, profesor në Departamentin e Inxhinierisë Civile, Mjedisore dhe Ndërtimit në Universitetin e Floridës Qendrore.

Por ajo çfarë i bënë këto termete edhe më të komplikuara është fakti se Turqia ishte në dijeni për ndërtesat që ishin më të rrezikuarat, e të cilat quhen “soft-story structures”.

Termi “soft-story” i referohet një niveli të një ndërtese që është dukshëm më fleksibël ose e dobët në rezistencën e ngarkesës anësore, sesa katet mbi të dhe dyshemetë ose themelet poshtë saj.

Këto lloj ndërtesash janë të zakonshme, dhe janë më të përhapura në vende si India, Pakistani dhe Turqia, si mënyrë për akomodimin e banorëve nëpër zona të mbipopulluara.

Por që kur vije puna tek tërmetet me fuqi mesatare ose të fortë, ato nuk i përballojnë fare këto lloj tërmetesh, dhe kjo është arsyeja pse, shtyllat në katet e para janë të ndërtuara nga betoni i butë ose thënë ndryshe nga betoni i brishtë, ndërsa katet e larta janë të ndërtuara nga materiale nga guri ose betoni i përzier me materiale më të forta.

Ndonjëherë kati i poshtëm kanë më pak mure se ato të lartat, dhe pjesët anësore mund të jenë të hapura ose kanë shtylla që nuk lidhen nga muret, e që i bie se kati i poshtëm është më i “butë” dhe nuk mund t’i mbështes katet e larta e që kanë peshë më të lartë, kjo do të thotë se kur bie tërmeti, kati e poshtëm mund të “dridhet” deri në momentin që ai kat rrënohet, dhe në tërmete si kjo e fundit në Turqi bashkë me katin e poshtëm bashkë me të rrënohet edhe e tërë ndërtesa.

Kur kjo lloj ndërtese rrënohet, materialet e rënda mund t’i bllokojnë njerëzit duke i bërë kështu misionet e shpëtimit edhe më të vështira. /Telegrafi/

Exit mobile version