Kosova këtë shtator do ti rikthej sërish emocionet, pasi do të luaj dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” me tre shtator do të përballen me Moldavinë në stadiumin “Stadio Ennio Tardini” në Itali, e më pas me Greqinë në “Fadil Vokrri” Prishtinë.
Bernard Challandes në një intervistë për Sport Show në Klan Kosova ka folur për mungesat e Vedat Muriqi dhe Milot Rashicën.
“Vedati është i lënduar, kjo është e çartë. Ndërsa, për Rashicën nuk është e sigurtë. Nuk është tani koha të flasim kush vjen dhe kush nuk vjen. Jemi në një fazë procesi”, ka thënë Challandes..
Kujtojmë që drejtori Frank Baumann në një intervistë për webfaqen zyrtare të Werder Bremen ka deklaruar se Rashica nuk do të lejohet të luaj për Kosovën në dy ndeshjet e shtatorit, shkak rrezikshmërisë së COVID-19. /Telegrafi/