Site icon Telegrafi

Si t’i largoni aknet e të kujdeseni për lëkurën tuaj me një produkt që e keni në shtëpi

Bikarbonati i natriumit apo soda e bukës është një produkt të cilin e keni në shtëpi dhe mund ta përdorni për kujdesin e lëkurës.

Përdorimi i sodës së bukës për problemet e lëkurës mund të jetë mjaft i sigurt, veçanërisht pasi është një përbërës natyral që gjendet në sasi të bollshme në formën e minerali ‘natron’, por cilat janë dobitë që sjell soda e bukës në lëkurënë tuaj? Këtu kemi listuar disa prej tyre.

Ndihmon në reduktimin e akneve

Soda e bukës mund ndihmojë reduktimin e rishfaqjes së puçrrave dhe akneve, megjithatë në formën e saj të pandryshuar mund të jetë paksa shumë e ashpër për lëkurën tuaj, shkruan BeBeautiful.in.

Për të përdorur sodën e bukës si produkt kundër akneve, merrni 1-2 lugë të sodës dhe përzijeni me pastrues të butë të lëkurës (cleanser). I shtoni ujë të ngrohtë derisa të krijohet një formë paste; më pas aplikojeni në zonat e prekura. Lëreni për 10-15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Ndihmon në shtrëngimin e poreve

Soda e bukës nuk është vetëm një eksfolues i mirë, por gjithashtu ndihmon duke zvogëluar paksa madhësinë e poreve tuaja, duke parandaluar kështu papastërtitë dhe grimcat e tjera që t’i bllokojnë ato.

Për ta përdorur atë, përzieni rreth një lugë gjelle të saj në një shishe me ujë dhe aplikojeni në fytyrën tuaj. Zgjidhja funksionon edhe më mirë kur vendoset në frigorifer për një kohë përpara se të përdoret mbi lëkurën tuaj.

I jep shkëlqim lëkurës

Soda e bukës me disa lëngje sikurse portokalli, mund t’i japë lëkurës tuaj përfitime të shumta. Vetitë shëruese të një solucioni të tillë mund të rrisin nivelet e kolagjenit të lëkurës tuaj duke pastruar gjithashtu çdo papastërti që mund të jetë e pranishme.

Nëse dëshironi të hiqni qafe çdo njollë, apo shenja (veçanërisht ato të lëna pas nga aknet ose puçrrat) ose njollat në lëkurën tuaj, përzierja e sodës së bukës me lëng limoni do t’ju ndihmojë të krijoni një zgjidhje efektive.

‘Lufton’ lëkurën e yndyrshme

Ka shumë arsye pse lëkura juaj mund të ndihet më e yndyrshme se e të tjerëve – gjëndrat tuaja dhjamore janë në mbingarkesë, ka çekuilibër hormonal të saj siç është lëkura juaj! Një maskë e lehtë për fytyrën me sodë buke mund të ndihmojë në ndalimin e kësaj yndyre të tepërt në një mënyrë të butë. /Telegrafi/

Exit mobile version