Site icon Telegrafi

Si t’i eliminoni gjurmët e ujit nga sipërfaqet e drurit

Me siguri ju ka ndodhur disa herë që duke u ngutur keni harruar ta vendosni ndonjë mjet nën gotë apo vazo dhe të shfaqen rrathë të bardhë

Mos u brengosni, këto njolla nga uji mund t’i eliminoni në disa mënyra të thjeshta, transmeton Telegrafi.

Njollat mund t’i zbusni duke vendosur në gjurmë një leckë pëlhure dhe sipër saj ta kaloni hekurin e aktivizuar në temperaturën më të ulët.

Herë pas here ngrini leckën dhe shikoni a janë hequr njollat.

Këtë mund ta bëni edhe me nxehjen e njollës me tharëse flokësh, mirëpo kini kujdes që tharësja të jetë e aktivizuar në temperaturën minimale.

Njollat mund t’i eliminoni – besuat ju apo jo – edhe me majonezë.

Qitni majonezë në njollë dhe fërkoni butësisht. Nëse njollat janë të forta, mund t’i qitni majonezën dhe ta lini disa orë të veprojë. /Telegrafi/

Exit mobile version