Vaji i ullirit nëse përdoret në mënyrën e duhur mund t’ia kthejë shkëlqimin lëkurës dhe kështu të duket sërish si e re
Ky vaj është veçanërisht i dobishëm kur lëkura vjetrohet pas veshjes afatgjatë, transmeton Telegrafi.
Si ta përdorni vajin e ullirit:
– Merrni një leckë të pastër pambuku dhe qitni në të pak vaj ulliri.
– Pastaj me ndihmën e lëvizjeve të lehta rrethore fërgojeni vajin e ullirit në gërvishtje dhe në pjesën përreth.
– Lëreni që të absorbohet tërësisht dhe të thahet.
Nëse gërvishtja është ende e dukshme, bëni edhe një hap tutje:
– Qitni pak vaj ulliri sipër lëkurës së gërvishtur.
– Merrni një leckë të pastër, njomeni në ujë dhe kullojeni
– Qiteni mbi gërvishtje
– Merrni hekurin dhe aktivizojeni që të nxehet dhe kur të jetë mjaftueshëm i nxehur vendoseni mbi leckën e njomur disa sekonda
– Pastaj zonën e gërvishtjes shkëlqejeni duke përdorur mjete për shkëlqimin e këpucëve
– Përfundimisht, eliminoni tepricën e mjeteve për shkëlqim me ndihmën e sfungjerit.
/Telegrafi/