Site icon Telegrafi

Si t’i bëni orkidetë tuaja të shkëlqejnë? Bëni tretjen nga vetëm një përbërës

Banania është e pasur me kalium, pra e dimë mirë sa është ajo e rëndësishme për njerëzit, ndonëse mund t’u ndihmojë shumë edhe bimëve

Orkideja konsiderohet mbretëreshë e luleve. Nëse kujdesemi në mënyrën e duhur për të, ajo me bukurinë e saj do ta fisnikërojë çdo hapësirë, transmeton Telegrafi.

Si ta bëjmë “tretjen e ushqimit” për orkidenë?

E gjitha që ju është e nevojshme është një lëvore bananeje, e cila duhet që të thahet natyrshëm, në diell apo në radiator.

Kur korja të bëhet mjaft e fortë që të mund ta bluani apo ta thërrmoni dhe ta bëni pluhur, pason bërja e çajit për orkidenë.

Dy lugë të vogla pluhuri qitni në ujin e vluar. Përzieni dhe lëreni të ftohet.

Këtë ujë përdoreni në vend të atij që zakonisht e zhytni orkidenë. /Telegrafi/

Exit mobile version