Zbuloni teknikën më të mirë në botë të bodybuildingut “21s”, e cila garanton muskuj më të mëdhenj të duarve për një kohë të shkurtër.
Kur bodybilderët dëshirojnë bicepse më të fuqishëm i bëjnë nëpërmjet teknikës “21s”.
Kjo teknikë nënkupton t’i bëni gjithsej 21 përsëritje në një seri dhe duke i ekzekutuar variacionet e ndryshme të përkuljes së bicepsit, të cilat në mënyrë maksimale ndërtojnë forcën e zhvillimit të muskujve, transmeton Telegrafi.
Trajnimi:
Merreni shufrën e shtrembër EZ në të cilën duhet t’i keni vendosur peshat dhe ekzekutoni ushtrimet sipas kësaj skeme të përsëritjeve:
– 7 përsëritje të pjesës së poshtme të lëvizjeve
– 7 përsëritje të pjesës së epërme të lëvizjeve
– 7 përsëritje të përkuljes së plotë të bicepsit
Për të qenë stërvitja sa më sfiduese, BJ Gaddour, rekomandon shtimin e peshave në çdo seri të ardhshme.
Gjithashtu mund të shtoni vëllimin e numrit të përsëritjeve nga 7 në 8, 9 apo 10.
Ekziston edhe varianti në kuadër të 20 sekondave. Me kohë këtë përkufizim shtojeni për 5 apo 10 sekonda.
/Telegrafi/