Ngjyra bordo ishte një hit absolut në vjeshtë dhe është gjithashtu perfekte për t’u kombinuar në ditët e dimrit, siç tregoi Sofia Vergara.
Aktorja kolumbiane mori vëmendjen me një fustan ngjyrë bordo gjatë një darke ditëlindjeje në Paris këtë të shtunë.
Vergara e kishte kombinuar këtë fustan me një pallto me po të njëjtën nuancë.
Sofia Vergara after a birthday dinner in Paris. pic.twitter.com/ewoMpby4IS
— Favs Pop Culture (@favspopculture) December 29, 2024
Ajo kompletoi kombinimin me një çantë të vogël argjendi dhe me byzylyk me po të njëjtën ngjyrë.
Markat si Saint Laurent dhe Gucci kanë konfirmuar se bordoja është një hit absolut këtë sezon, dhe kjo nuancë e pasur dhe e thellë po pushton pasarelat dhe veshjet në mbarë botën.
Bordo është bërë sinonim i sofistikimit dhe shpreh fuqishëm elegancën, fuqinë dhe luksin. Dizajnerë të tillë si Saint Laurent, Ferragamo dhe Tom Ford krijuan veshje tërheqëse me nuanca bordo në shfaqjet e tyre të modës 2024 që mahnitën kritikët e modës dhe influencuerët.
Kate Middleton po ashtu është parë me këtë nuancë disa herë dhe tani aktorja Vergara ka treguar se si ta kombinoni bordon dhe të krijoni një veshje të tërë në vetëm një ngjyrë.