Nëse Joshua Kimmich bashkohet me Barcelonën, a do të ishte ky një lajm i keq për Frenkie de Jong ?
Në pamje të parë, përgjigja do të ishte po, sepse gjermani dhe holandezi janë paksa të ngjashëm: të dy janë vërtet krijues dhe duan ta çojnë topin përpara.
Megjithatë, duke parë sesi Barcelona po luan pa De Jong, do të thotë se vendosja e tij në stol është absolutisht e papërballueshme.
Epo, ka të paktën një mënyrë për t’i përshtatur holandezin dhe Joshuan në një formacion fillestar.
Sipas raportimeve, Kimmich nuk ka gjasa të nënshkruajë një kontratë të re me Bayern Munich. Marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2025.
Përveç Barcelonës, Manchester City dhe Real Madrid besohet të jenë kërkuesit e tij të mundshëm. /Telegrafi/