Telegrafi

Si do të renditet Barca pa Neymarin kundër Realit: Formacionet e mundshme (Foto)

Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë sonte “el Clasicon” e parë të sezonit.

Katalanasit do të mirëpresin me fillim në ora 22:00 në Camp Nou madrilenët në kuadër të ndeshjes së parë të Superkupës së Spanjës.

Por, e gjithë vëmendja do të jetë te Barca, e cila do të paraqitet për herë të parë në një ndeshje zyrtare pa të larguarin Neymar, i cili u transferua për 222 milionë euro për tek PSG-ja.

Sipas medieve botërore, vendin e brazilianit në krahun e majtë të sulmit do ta zë Gerard Delofeu, i sapoblerë prej Evertonit. Nuk përjashtohet mundësia edhe të paraqitjes së Paco Alcaser.

Madrilenët priten të jenë të kompletuar dhe nuk do të kenë asnjë mungesë, ku Raphael Varane tashmë ka zënë vendin e të larguarit Pepe, i cili kaloi si trtansfer i lirë te Besiktasi. /Telegrafi/