Telegrafi

Si të reformohet sistemi shëndetësor? “Korrupsioni kundër qendrores”

Ekspertët e njohur shëndetësorë nga SHBA dhe Evropa do ndajnë përvojën e tyre në librin: “KING CORRUPTION VS THE CONCEPTUAL HEARTLAND”

Modeli i propozuar është rezultat i punës shumëvjeçare të ekspertëve evropianë të politikave shëndetësore dhe ekspertëve amerikanë të teknologjisë, dizajnit dhe administrimit.

Propozimi për themelimin e sistemit të qëndrueshëm shëndetësor të bazuar në integrimin funksional të shërbimeve dhe pagesa racionale konform standardit jetësorë, është çelësi për qeverisje të suksesshme në të gjitha nivelet.

Harmonizimi efikas i kërkesave, mundësive dhe resurseve në dispozicion, bazohet në përvojën e Dr. Manicki në reformimin e sistemit shëndetësor në Poloni dhe vende të tjera të botës dhe përvojën shumëvjeçare në zbatimin e politikave shëndetësore të Dr. Asllanit nga Kosova dhe Dr. Farnes nga SHBA si dhe ekspertizën teknike dhe teknologjike në dizajnimin dhe hartimin e metodave qeverisëse të Dr. Kenneth dhe Laura Tingey nga SHBA.

Shpresoj përvoja shumëvjeçare e ekspertëve ndërkombëtarë do të ndihmojë reformimin e sistemit shëndetësor të vendeve në zhvillim dhe lehtësoj integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Libri është botuar në SHBA dhe mund ta gjeni në Amazon:

Prof. Kenneth Tingey, është përkrahës i kontrollit të dyfishtë dhe fluiditetit në qeverisje dhe financim.

Dr. Miroslaw Manicki, ish-drejtor i Fondit për Sigurime Shëndetësore në Poloni dhe bartës i reformës shëndetësore në poloni dhe vende tjera të botës

Dr. Neshad Asllani, themelues i Health Center of Excellence dhe Klinikës Digjitale, expert në eHealth Europe për shëndetin Digjital.

Dr. Larry Farnes, themelues i Farnes Institute në SHBA dhe dhe bartës i Programit për Optimum Performance Living.

Laura Tingey, Experte e teknologjisë informative dhe bartëse e programit softuerik.