Telegrafi

Nënshkrimi i Florian Wirtz me Real Madridin – si do të ndikonte kjo në pozicionin që luan Jude Bellingham?

Sipas  mediumit të njohur spanjoll Marca, Real Madrid ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen për nënshkrimin e Florian Wirtz .

SIpas mediumit të afërt me klubin mbretëror, lojtari gjerman dhe klubi kanë rënë dakord edhe për kushtet personale.

Wirtz pritet të bëjë lëvizjen në vitin 2025, kur Luka Modric dhe Dani Ceballos mund të jenë larguar nga klubi.

Pretendohet se 21-vjeçari do të luante në rolin që luajti Jude Bellingham në sezonin e kaluar, si numër 10-të në formacionin 4-4-2, por ai mund të luajë pa problem edhe në krahë.

Nëse gjermani arrin te Real Madridi, kjo nënkupton që anglezi do të shtyhet përsëri në pozicionin e tij të zakonshëm si mesfushor qendror. E thënë thjesht, Bellingham pritet të jetë pasardhësi i Toni Kroosit.

Gjermani është më komod në rolin e sulmit, pasi ka 18 gola dhe 20 asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar me Bayer Leverkusen.

Lexo po ashtu Real Madridi arrin marrëveshje me Florian Wirtz për kushtet personale

Më poshtë i gjeni dy formacione se si mund të rreshtohet Real Madridi në vitin 2025 duke përdorur formacionin aktual të Carlo Ancelottit dhe ardhjet e mundshme të Kylian Mbappe, Alphonso Davies dhe Wirtz. Po ashtu është edhe formacioni 4-3-3, që shumë shpesh është përdorur te Real Madridi në dekadat e fundit.   

Real Madrid me Florian Wirtz në formacionin 4-4-2

Real Madrid me Florian Wirtz në formacionin 4-3-3

/Telegrafi/