Site icon Telegrafi

Si të mësoni gjëra gjatë kohës kur jeni duke fjetur?

Bëhuni gati të flini tërë ditën e natën, pasi që një studim i ri tregon se mund të mësoni gjëra edhe pa shkuar në shkollë apo pa lexuar libra

Fatkeqësisht, nuk është e mundur që thjesht të zgjoheni nga gjumi dhe të jeni një profesor, mirëpo ka disa gjëra që mund t’i mësoni gjatë kohës kur jeni në gjumë.

Shumica e këtyre gjërave janë ato që i ke mësuar gjatë ditës, shkruan Science Alert, përcjell Telegrafi.

Në një eksperiment, studentët kishin mësuar një melodi të kitarës dhe të njëjtën melodi e kishin dëgjuar gjatë kohës kur kanë qenë në gjumë.

Studimi kishte zbuluar që ata që e kanë dëgjuar melodinë gjatë kohës kur kanë qenë në gjumë e kanë mbajtur atë më mirë në mend sesa pjesa tjetër.

Eksperimenti tjetër i zhvilluar me studentët e gjuhëve kishte zbuluar që studentët kishin qenë më të aftë t’i mbajnë në mend disa fjalë gjermane kur i kishin dëgjuar ato gjatë kohës që kanë qenë në gjumë. /Telegrafi/

Exit mobile version