Site icon Telegrafi

Si të krijosh ondet e famshme të Kim Kardashian duke përdorur piastrën (Video)

Ndonëse ondet e famshme të Kim Kardashian duket se nuk duan aspak mundim për t’u realizuar, ylli i reality show-t, në fakt ‘ka fshehur nën mëngë’ një sërë hilesh të sugjeruara nga floktarja e saj, Jen Atkin.

Në një video ilustruse për “InStyle”, Atkin shpjegon procesin e realizimit të tyre. Gjithçka nis me spërkatjen e flokëve fillimisht me një solucion të kripur për të krijuar teksturë.

Ajo shpjegon se këtë solucion mund ta krijoni edhe vetë në shtëpi me pak balsam për flokët, pak ujë të ngrohtë dhe pak kripë.

Më pas ajo vijon duke i ndarë flokët në seksione dhe demonstron sesi vetëm me ndihmën e piastrës, ajo krijon ondet.

Atkin merr një tufë flokësh dhe i kalon ato në piastër, fillimisht duke i dhënë një drejtim të harkuar poshtë dhe më pas një tjetër hark për lart.

Numri i harkimeve varet edhe nga gjatësia e flokëve.

Ndiqni videon dhe mëson si t’i realizoni ondet e Kim Kardashian në shtëpi.

Burimi: InStyle

Exit mobile version