Kosova ka një mori ligjesh penale që parashohin konfiskimin e pasurisë së paligjshme, por si duket gjithë kjo gamë e gjerë e ligjeve nuk po mjafton.
Kështu, Ministria e Drejtësisë me në krye Albulena Haxhiun ka proceduar në qeveri një dokument për këtë çështje.
Me anë të këtij koncept-dokumenti parashihet që të hartohet një ligj i ri që mundëson konfiskimin e pasurisë në procedurë civile.
Pos kësaj, sipas këtij koncept dokumenti ligji duhet ta përcaktojë edhe targetin e tij sa i përket pasurisë.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se ky ligj nuk do të bëjë shkeljen e të drejtave të njeriut.
“Puna e bërë në Agjenci ose Prokurori do të ketë kontroll të brendshëm dhe të jashtëm”, kishte deklaruar për RTV Dukagjinin, zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu.
Ky koncept dokument pritet të miratohet në mbledhjen e Qeverisë për t’u proceduar më tej me hartimin e ligjit./Telegrafi/