Telegrafi

Si do të jetë shtëpia? “Big Brother Albania” zbulon fotot e para (Foto)

Kureshtja për të mësuar si do të jetë formati i këtij edicioni të Big Brother, cilët dhe si do të jenë konkurrentet, i shtohet padyshim edhe detajet si do të jetë shtëpia ku do të qëndrojnë për 100 ditë banorët e përzgjedhur për edicionin e 9-të të Big Brother.

Big Brother ka vendosur të zbulojë disa prej fotove gjatë punimeve të Big Brother. Në cilën fazë është ndërtimi i shtëpisë? A ka përfunduar shtëpia? Kush e ka dizanjuar?

Në fotot që shfaqen ekskluzivisht për herë të parë, Big Bother ka vendosur të zbulojë disa nga momentet e punës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Nga fotot duket qartë që ajo është në një fazë të hershme, pasi tregohen pak detaje, edhe pse ato janë të mjafueshmë për të kuptuar që do të jetë një shtëpi fantastike.

Ndërkohë ajo që është risia e këtij edicioni është se dizanjimi i shtëpisë është bërë personalisht nga Big Brother, që ka kuruar çdo detaj të saj, nga ngjyrat te ndriçimi, nga orenditë te ndarja e hapësirave.

Ky do të jetë një edicion i jashtëzakonshëm dhe çdo detaj do të ketë një efekt të fuqishëm për të gjithë spektaklin.