Telegrafi

Si do të duket Barcelona me përforcime, tri formacionet e mundshme të Valverdes (Foto)

Luis Enrique e kishte marrë punën në vitin 2014 te Barcelona, ndërsa në atë kohë nënshkroi me Luis Suarez dhe Ivan Rakitic.

Ernesto Valverde është në pozicionin e njëjtë dhe kërkon t’i bënë disa blerje që të largohet nga hija e Real Madridit.

Trajneri 53 vjeçar ka filluar punën me drejtorin sportiv Robert Fernandez, i cili kërkon po ashtu të bëjë blerje.

Hector Bellerin është lojtari i parë që pëlqehet për pozitën e mbrojtësi të djathtë.

Marco Verratti dhe Philippe Coutinho janë dy lojtarë që pëlqehen shumë dhe do ta bënin revolucionin në mesfushën duke ulur në stol emra si Rakitic dhe Iniesta.

Valverde pëlqen disa formacione nga 4-3-3, ndërsa nuk i përjashton as 4-2-3-1 e 3-4-3.

Për krahët e sulmit pëlqehen emra të njohur si Riyad Mahrez, Ousmane Dembele dhe Douglas Costa.

Po ashtu mund të kthehet nga huazimi edhe Gerard Deulofeu. /Telegrafi/

Formacionet e mundshme