Telegrafi

Si do të duket Arsenali në sezonin e ri me blerjet dhe ata që do të ofrohen (Foto)

Ardhja e Alexandre Lacazettes te Arsenali ka ringjallur tifozët e këtij klubi.

Pas finishit më të dobët në 21 vitet e fundit, klubi londinez ka filluar me përforcime të mëdha.

Para Lacazettes, Arsenali nënshkroi me mbrojtësin e majtë Sead Kolasinac nga Schalke.

Problem ende mbesin kontratat e Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, pasi lojtarët ende nuk kanë vendosur të qëndrojnë.

Për këtë klubi është duke biseduar me dy lojtarë të krahëve.

Riyad Mahrez nga Leicester City dhe Thomas Lemar nga Monaco janë dy lojtarët që mund të ofrohen në ditët në vijim.

Më poshtë e gjeni se si do të duket formacioni i Arsenalit sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/