Filmat e shumë pëlqyer të “Disneyt” kanë gjithmonë të njëjtin fund: heronjtë apo princeshat kalojnë me sukses të gjitha pengesat nga keqdashësit, dhe përfundojnë me një fund të lumtur.
Por a keni pyetur ndonjëherë vallë si do të rrjedhonin ngjarjet në ‘jetën’ e personazheve pas këtij fundit të lumtur?
Bright Side ka sjell një listë me personazhet e njohur femra të filmave “Disney” në versionin ‘nëna’.
Nëse deri më tani kureshtja për të parë vazhdimin e historisë së princeshave në rolin e nënës është shuar vetëm me ndihmën e imagjinatës, tani mund të shohim edhe përmes imazheve se si ato kujdesen për fëmijët e tyre pas sfidave tjera të ‘jetës’. /Telegrafi/