Një ministër izraelit tërthorazi ka treguar se si do të dukej një shtet palestinez.
Ron Dermer, ministër në kabinetin e luftës së Izraelit, thotë se do të duhet të ketë kufizime në shtetin e ardhshëm palestinez.
I pyetur nëse ai mbështet një Palestinë të pavarur, ministri i Çështjeve Strategjike thotë se duhet të ketë “kufizime të caktuara në sovranitet”.
Në fakt, bëhet fjalë rreth asaj nëse ky shtet duhet të ketë ushtrinë e asaj apo ta kontrollojë hapësirën e vetë ajrore, raporton skynews.
Dermer thotë se palestinezët do të qeverisin në të ardhmen me gazën, por jo edhe militantët e Hamasit.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian mbështet idenë e krijimit të shtetit të Palestinës. /Telegrafi/