Tashmë janë mësuar vazot për Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2024, me Gjermaninë që është nikoqire, e ku Kosova do të jetë në vazon e katërt.
Dardanët do të shpresojnë të kenë një grup të lehtë, për t’ia dalë të kualifikohen në Kampionatin Evropian.
Kosova është në vazon e katërt me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedoninë e Veriut.
OFFICIAL: Confirmed Pots for EURO 2024 Qualifying draw
1 – 🇳🇱 🇭🇷 🇪🇸 🇮🇹 🇩🇰 🇵🇹 🇧🇪 🇭🇺🇨🇭 🇵🇱
2 – 🇫🇷 🇦🇹 🇨🇿 🏴 🏴 🇮🇱 🇧🇦 🇷🇸 🏴 🇫🇮
3 – 🇺🇦 🇦🇱 🇳🇴 🇸🇮 🇮🇪 🇮🇸 🇲🇪 🇷🇴 🇸🇪 🇦🇲
4 – 🇬🇪 🇬🇷 🇹🇷 🇰🇿 🇱🇺 🇦🇿 🇽🇰 🇧🇬 🇫🇴 🇲🇰
5 – 🇸🇰 🇬🇧 🇨🇾 🇧🇾 🇱🇹 🇬🇮 🇪🇪 🇱🇻 🇲🇩 🇲🇹
6 – 🇦🇩 🇸🇲 🇱🇮Draw to be held on October 9
— We Global Football (@We_Global) September 27, 2022
Fillimisht për Kosovën do të ishte më mirë që të binte në një grup me 6 ekipe, pasi do të jetë tri të tilla, nga 10 sosh.
Grupi më i lehtë do të ishte nëse në short do t’i binin Hungaria ose Polonia nga vazo 1, Finlanda nga vazo 2, Armenia ose Mali i Zi nga vazo 3, Gjibraltari nga vazo pesë dhe Lihtenshtajni ose San Marino nga vazo e fundit.
Grupi i lehtë: Hungaria, Finlanda, Mali i Zi, Kosova, Gjibraltari dhe San Marino.
Sa i përket grupit të vështirë, Kosova nga vazo A mund të përballet me kombëtare si Spanja, Italia, Kroacia, Portugalia e Belgjika.
Nga vazo dy kundërshtarë të fortë do të ishin Anglia dhe Franca.
Sa i përket vazos 3, aty janë Ukraina, Shqipëria, Norvegjia, Suedia.
Sllovakia është kundërshtari më i fortë nga vazo 5, ndërsa nga ajo e fundit të gjitha janë të kalueshëm.
Grupi i vështirë: Spanja, Franca, Suedia, Kosova, Sllovakia, Andorra.
/Telegrafi/