Nëse jeni adhurues i mishit të tymosur dhe mishit nga helli ose skara, kjo është diçka që duhet patjetër ta keni në oborrin tuaj!
Shikoni videon dhe, duke ndjekur udhëzimet jashtëzakonisht të qarta, bëni një skarë, një hell dhe një furrë të vogël në oborrin tuaj!
Mund të përdoret për orekse të ndryshme të gurmanëve, madje edhe si furrë për pica, transmeton Telegrafi.
Videoja simpatike tregon rrugën e tullave drejt qëllimit – dhe ky është një vend interesant në oborrin rreth të cilit shumë nga miqtë tuaj dhe anëtarët e familjes do të mblidhen me kënaqësi.
Do t’ju duhen – siç do ta shihni vetë, tulla të zakonshme, tulla rezistuese ndaj zjarrit, zhavorr, çimento, disa dërrasa për çimentim…
Ju mund të zgjidhni detajet që dëshironi – një llamarinë për derë, një oxhak të vogël për furrën dhe madje edhe një termometër që këto duar të zellshme instaluan në derë.
Filloni punën dhe kaloni bukur!
/Telegrafi/