Site icon Telegrafi

Si të bëni një ‘selfie’ të përsosur – ju mëson profesionistja për këtë (Video)

Pjesëtarja e vogël e klanit Kardashian/Jenner, Kylie Jenner, ka mbi 80.4 milionë ndjekës në Instagram dhe së fundmi është shndërruar në një ‘Mbretëreshë të selfieve’.

Gjenerata e saj është e njohur për realizimin e vazhdueshëm të autoportreteve fotografike dhe motra e Kim Kardashian ka vendosur t’u tregojë se si të bëni një selfie të përsosur.

Kylie Jenner duke bërë selfie

19-vjeçarja i ka treguar dy hapa të thjeshtë që duhet t’i ndiqni përmes një videoje që është shpërndarë në internet, njofton Telegrafi.

Lexo po ashtu Të gjithë do ta dëshironin kalendarin e Kylie Jenner (Foto, +16)

Sipas saj, hapi i parë është që të kapet drita e diellit para perëndimit, kurse hapi i dytë është që të kapet ana më i mirë që ka secili.

Ndryshe, një hulumtim i fundit ka treguar se njerëzit janë shumë të fiksuar pas selfieve të përsosura saqë gjatë jetës, mesatarisht, një person do të bëjë 27.500 autoportrete fotografike, ndërsa për të bërë selfien e duhur do të shpenzojë rreth një orë kohë.

Po ashtu, statistikat kanë treguar se gjatë vitit 2015 më shumë njerëz e kanë humbur jetën duke bërë selfie, sesa nga sulmi i peshkaqenëve. /Telegrafi/

Exit mobile version