Keni probleme për të pushuar mirë natën kohët e fundit? Nuk jeni vetëm. Studiuesit e Harvardit thonë se numri i personave që nuk flenë mirë rritet trefish në muajt e nxehtë të verës.
“Temperatura e trupit tonë është e lidhur ngushtë me rrethin tonë”, thotë specialistja e gjumit Reena Mehra.
Temperatura e trupit bie natën për të nxitur gjumin, por hulumtimet sugjerojnë që nëse është shumë e lartë, ju mund të bëni gjumë të thellë.
Rezultati: rraskapitje, humor i keq dhe më shumë.
Kur temperatura e trupit nuk bie mjaft, ajo prish neuronet në tru që janë çelës për të fjetur, thotë profesori i neurologjisë në Harvard, Clifford Saper.
Truqe për të qëndruar të freskët
Ftohni shtratin tuaj: Eksperti i gjumit, Michael Breus, sugjeron të vendosni një shishe me ujë të ngrirë në një çorape dhe ta vendosni atë mes këmbëve gjatë natës.
Teknika e frymëmarrjes Ayurvedic: Mendohet se qetëson trupin dhe është gjetur se ul tensionin e gjakut dhe ritmin e frymëmarrjes për të nxitur gjumin.
Ja si ta bëni: Mbyllni sytë dhe merrni frymë si zakonisht për një minutë. Tjetra, formoni buzët tuaja në një ‘O’, ngjitni gjuhën tuaj dhe përkuleni atë në një formë ‘U’. /Telegrafi/