Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj
duhet të qish shumë gra
gra të bukura
e t`i shkruash disa poezi dashurie të
pëlqyeshme
dhe të mos merakosesh për moshë
dhe për talentët që vijnë si rrëke
vetëm pi shumë birra
shumë e më shumë birra
dhe shko në gara kuajsh së paku një herë
në javë
dhe fito
nëse është e mundshme
të mësosh të fitosh është vështirë
çdo qurravec mund të jetë humbës
dhe mos e harro Bramsin tënd
dhe Bahun tënd dhe birrën
tënde
mos ushtro për së tepërmi
fli deri në mesditë
shmangiu letrave akreditive
ose pagimit të çfarëdo qoftë
në kohë
dhe mbaje mend se në këtë botë
nuk ekziston asnjë rrotë pidhi më e vlefshme
se 50 dollarë
(në këtë vit 1977)
nëse ke mundësi të duash
duaje veten së pari
por gjithmonë jij i vetëdijshëm për
mundësinë e humbjes totale
pa marrë parasysh se a duket arsyeja
e mirë a e keqe për atë humbje
një shije e hershme e vdekjes nuk është
patjetër një gjë e keqe
rri larg kishave bareve dhe muzeve,
porsi merimanga jij
durimtar –
koha është kryq i gjithsecilit
qëndroji besnik birrës.
birra është gjak konstant.
dashnor i paepur.
gjeje një makinë të madhe shkrimi
dhe derisa këmbët i bëjnë bisht
njëra-tjetrës
nën dritaren e banesës tënde me qira
bjeri asaj gjëje
bjeri sa më fort
bëje prej saj një luftë të madhe
bëje prej saj një dem vërsulës
dhe kujtoji mirë qentë e vjetër
që kanë luftuar aq mirë:
Hemingway, Celine, Dostojevski, Hamsun.
nëse mendon se nuk janë budallakosur
në dhomëzat e vockëla
pikërisht siç je duke bërë ti tashti
pa gra
pa ushqim
pa shpresë
ende s`je i gatshëm.
pi edhe më shumë birra.
ka kohë.
dhe nëse nuk ka
edhe kjo është në rregull
po ashtu.