Site icon Telegrafi

Si ta zgjidhni karrocën e duhur për beben tuaj?

Para se të shpenzoni për një karrocë bebesh duhet të vlerësoni disa gjëra tek ajo në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur. Ja cilat janë ato:

Pamja e jashtme
Ju pëlqen apo jo pamja është ajo që “godet” menjëherë syrin dhe për këtë arsye duhet të zgjidhni një karrocë të bukur dhe të rehatshme. Si mund të kuptohet që është e rehatshme? Duhet të ketë një mbështetëse këmbësh, një shtresë sfungjeri relativisht të trashë duke qenë se fëmija do të qëndroj edhe ulur në të, duhet të hapet ose mbyllet në 2-3 pozicione (mbështetësja e kurrizit).
Zgjidhni një karrocë praktike

Ajo duhet të zërë pak vend në makinë, në shtëpi dhe kudo që mund të shkoni. Ajo gjithashtu duhet të jetë e tillë që t’ju mundësojë ta mbyllni edhe me një dorë. Gjithashtu pjesët e saj prej cope dhe sfungjeri duhet të hiqen që të mund të lahen në lavatrice. Duhet të ketë një vend ku mbështetet çanta si edhe një kosh në fund të saj ku mund të vendosni sende. Gjithashtu duhet të jetë e përdorshme deri në moshën 3-4 vjeçare. I rëndësishëm është edhe vendi ku vendosen biberonat.

Karrocë e kthyeshme

Kjo parasheh që bebja të jetë me fytyrë nga ju dhe më pas nëse e ktheni, të jetë me shpinë nga ju. Gjithashtu edhe dorezat duhet të përshtaten në varësi të gjatësisë tuaj. Për shembull nëse ju jeni e gjatë 1.62 cm dhe burri juaj 1.90 cm nuk do të mund ta mbani karrocën në të njëjtën lartësi, shkruan Përnënat.

Exit mobile version