Site icon Telegrafi

Si ta qetësoni foshnjën që vuan nga gazrat e dhimbshme

Një mami tregoi shtatë gjëra që e shpëtuan nga të qarat dhe netët pa gjumë

Një nga problemet e shpeshta me të cilat përballen prindërit me foshnjat në javët e para të jetës është shfaqja e gazrave – që mund të ndikojë në humorin, gjumin dhe madje edhe oreksin e tyre.

Foshnjat mund të lirojnë mjaft gazra. Vlerësohet të jetë midis 13 dhe 21 çdo ditë. Pse kaq shumë? Për faktin se ato vazhdimisht gëlltisin ajrin e tepërt, p.sh.: kur ushqehen me shishe, kur qajnë, ndërsa thithin biberonin…

Kur ajri mbetet i bllokuar në stomak, mund të vëreni se: bebja gromësin, është e shqetësuar, ka stomak të fryrë, ngërçe, qan, shpesh i lëshon gazrat dhe stomaku i ngurtësohet.

Mbani në mend se, ndërsa trakti tretës i foshnjës tuaj rritet, gazrat nuk do të jenë më një problem i madh. Megjithatë, nëse tani jeni në fazën e gazrave të dhimbshme, nuk jeni i vetmi.

Kjo nënë e re zbuloi 7 gjërat që më së shumti e ndihmuan fëmijën e saj të qetësohej dhe të lirohej sa më lehtë nga gazrat:

▪ pozicioni i mbajtjes së foshnjës përgjatë gjithë krahut
▪ pozicioni i mbajtjes lart mbi shpatulla dhe goditjes përgjatë shtyllës kurrizore, çdo herë pas një vakti për ta bërë atë të gromësijë.
▪ masazhimi i këmbëve të foshnjës dhe shtypja e disa pikave që lidhen me organet e tretjes
▪ masazh stomaku para ngrënies
▪ lëvizja e këmbëve si ngasja e biçikletës dhe shtypja e lehtë e barkut me gjunjë, ngritja e prapanicës
mbështjellja e foshnjës me pelenë gjatë larjes
▪ ilaçet kundër ngërçeve të stomakut

Shikoni udhëzimet e hollësishme të nënës:

/Telegrafi/

Exit mobile version