“Ëmbëlsojeni” gardërobën e dimrit me nuanca të akullores!
Zakonisht festat e fundvitit janë periudha e nuancava të mbyllura, por tani ka një trend më të ndritshëm që po qarkullon në internet, transmeton Telegrafi.
Ngjyrat pastel janë mënyra e përsosur për ta ndriçuar dhjetorin e zymtë.
Ekspertët e modës rekomandojnë të fokusoheni pas toneve më të buta, siç është e kaltra e hapur, roza, e verdha, jargavani – dhe t’i kombinoni me ngjyra neutrale.
Më poshtë ata i kanë treguar edhe disa shembuj se si mund t’i kombinoni këto nuanca akulloreje gjatë stinës së errët të dimrit.