A i mbani mend ditët kur uleshit në tarracën e një kafeneje gjatë një dite me diell, ndërkohë që lexonit diçka dhe pinit birrë të ftohët? Dhe, a e mbani mend kur thjesht mund të shkonit në kinema apo diku tjetër gjatë një pasdite me shi, vetëm sepse dëshironit ta bëni atë gjë?
Ose, ndoshta i mbani mend takimet spontane me miqtë dhe vikendet larg shtëpisë? – transmeton Telegrafi.
Disa fëmijë, netët pa gjumë dhe problemet tjera do të thotë se për shumë prindër, ato ditë i përkasin të kaluarës. Por, si e mbajnë prindërit të gjallë romancën?
Më poshtë i keni disa mënyra se si nënat dhe baballarët e vërtetë e mbajnë të gjallë romancën, dhe të njëjtën gjë mund ta bëni edhe ju:
- Flini në kauç pas një seksi të shpejtë.
- Hani së bashku në tavolinë, dhe jo në kauç apo dysheme.
- Bisedoni në veturë gjatë kohës që ktheheni në shtëpi dhe pasi të kenë fjetur fëmijët.
- Dehuni së bashku në një dasmë ku fëmijët tuaj nuk janë të ftuar – kjo është ëndrra.
- Takohuni për drekë gjatë kohës që fëmijët janë në shkollë.
- Merrni ndonjëherë një pasdite pushim (nga puna) për të shkuar në darkë së bashku, ose shikoni ndonjë film gjatë kohës që fëmijët janë në shkollë. /Telegrafi/