Keni pirë shumë kafe dhe tani efektet anësore të kafeinës po bëjnë që të mos ndjeheni komod? Mos u brengosni, sepse brengosja vetëm sa i keqëson gjërat – duke filluar nga dhimbja e kokës, marramendjet, etj.
Telegrafi më poshtë ju sjellë disa gjëra të cilat ju ndihmojnë ta hiqni shpejt kafeinën nga trupi:
Pini shumë ujë
Sikurse kur dëshironi ta largoni çfarëdo substance tjetër nga trupi, edhe kur dëshironi ta largoni kafeinën është mirë ta rritni sasinë e konsumimit të ujit. Kjo i ndihmon veshkave ta filtrojnë kafeinën nga sistemi shumë më shpejt.
Hani banane
A jeni duke pasur dhimbje në stomak pas disa kafeve? Atëherë hani banane sepse bananet ndihmojnë në lirimin e acidit refleks, i cili shkaktohet nga kafja. Gjithashtu kaliumi, përbërës i bananes, mund të ndihmojë në rregullimin e rrahjeve të zemrës.
Përveç këtyre, ju mund të provoni edhe të konsumoni vitaminë C, të relaksoheni apo të bëni palestër! /Telegrafi/