Site icon Telegrafi

Si ta evitoni thartirën e shtuar gjatë shtatzënisë?

Gratë shtatzëna ankohen shpesh për thartirën e shtuar e cila iu shkakton djegie prapa dërrasës së gjoksit e deri te fyti. Kjo shkaktohet nga ndryshimet hormonale dhe fizike të cilat ndodhin në trupin tuaj

Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Gjatë shtatzënisë placenta prodhon hormonin progesteron i cili e relakson muskulin e mitrës, por njëkohësisht e relakson edhe muskulin sfinkter i cili shërben si valvulë midis ezofagut dhe lukthit.

Për këtë arsye ky sfinkter nuk mund ta kryejë funksionin e vet dhe i bëhet e mundur thartirës së lukthit që të kthehet në ezofag.

Kjo thartirë e shkakton atë ndjenjën e pakëndshme të djegies.

Te shumica e shtatzënave fillon të shfaqet në gjysmën e dytë të shtatzënisë dhe vazhdon deri sa të lind bebja.

Për ta evituar thartirën:

– hani shpesh dhe në racione të vogla e jo dy ose tri herë në ditë
– mos i hani ushqimet që ju shkaktojnë thartirë
– pas bukës mos u shtrini menjëherë, por pritni së paku një orë

Barnat antacide konsiderohen të sigurta dhe mund të merren gjatë shtatzënisë, por konsultohuni me mjekun tuaj para se t’i merrni, sepse mund të kenë shumë natrium i cili bën që të grumbullohet uji në trupin tuaj.

Nëse ky problem vazhdon edhe më tutje dhe është shumë i theksuar, mjeku mund t’ju përshkruajë supresantë të aciditetit si ranitidina ose omeprazoli. /Telegrafi/

 

Exit mobile version