Kemi disa këshilla që duhet ndjekur gjatë aplikimit të saj për ta bërë lëkurën të duket e përsosur, edhe nëse nuk është gjithmonë e tillë.
Gjejeni ngjyrën e duhur
Testojini gjithmonë ngjyrat para se ta zgjidhni bazën e duhur për lëkurën tuaj. Ngjyra është e duhur për tenin tuaj të lëkurës, nëse pasi ta shpërndani ngjyra nuk dallon nga pjesa tjetër e lëkurës.
Nëse nuk mund të vendosni në dyqanin ku jeni duke e provuar atë, kërkoni nga shitësi ta merrni një mostër për ta provuar në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Përgatiteni lëkurën
Për rezultat më të mirë, duhet të siguroheni që lëkura juaj është e pastër dhe e hidratuar.
Pritni pesë minuta para se ta aplikoni bazën, në mënyrë që kremi hidratues të veprojë dhe pastaj filloni me shpërndarjen e pudrës së lëngshme apo bazës së grimit.
Shpërndajeni në mënyrë të duhur
Nëse dëshironi ta keni një pamje të bukur, preferohet që të përdorni vetëm pak nga baza dhe ta shpërndani mirë atë. Sasia e duhur do të thithet më shpejt nga lëkura dhe do të japë rezultate, të cilat i keni dashur gjithmonë.
Nuk keni nevojë për një kamuflazh total, thjesht pak sa për ta pasur një lëkurë më homogjene. Shpërndajeni mirë me duar në tërë fytyrën dhe mos e harroni fytin në asnjë mënyrë. /Telegrafi/